Një i ri nga Patosi, që ka pasur kontakte me ukrainasen të identifikuar me koronavirus, ka kryer analizat, nëse edhe ai është infektuar me Covid-19.
DVSHP Sarandë njfton se sot ka ardhur përgjigja e analizës, pas tamponit të marrë për të riun nga Patosi. Nga analiza, ka rezultuar se bashkëjetuesi i 32 vjecares nga Ukrainas, ka rezultuar negativ.
Mësohet se ai nuk është infektuar me Covid-19, edhe pse ka qenë në kontakt me ukrainasen. Shtetasja nga Ukraina tashmë është provuar se është e infektuar me koronavirus dhe është shtruar në spital në Tiranë.
Ka edhe persona të tjerë, që kanë pasur kontakt me ukrainasen dhe iu është marrë tamponi. Në ditët në vazhdim, pritet edhe përgjigja për to.
/e.rr