Kejvina Kthella duket se i ka dhënë fund lidhjes me reperin e njohur Seven Saraqi. Ish-velina ka lënë të nënkuptohet se janë ndarë duke treguar se është beqare.
Ajo publikoi një video ndërsa ecte me makinë dhe në sfond dëgjohej kënga “Soltera” të Lunay. Nëpërmjet lëvizjeve të buzëve ajo shprehet se të jesh beqare tani është në modë.
Kejvina shtoi akoma edhe më shumë dyshimet me dy postime të tjera në rrjetin sociale.
Në një prej tyre shkruan: “E urrej që të afrohem me njerëzit gjatë kësaj periudhe. Gjithmonë pendohem që ndaj shumë gjëra me ta, kujdesem shumë, bëj dhe ndjej shumë.”
Kështu ajo ka lënë të nënkuptohet se është e lënduar nga ndarja pasi ka bërë shumë për partnerin e saj, por kjo përkujdesje nuk iu është rikthyer.
“Kushtoji vëmendjeve shenjave. Ndonjëherë është ekzaktësisht ashtu siç duket,”- shkroi ish-velina në postimin tjetër.
Ish-velina gjatë qëndrimit në SHBA qëndroi e karantinuar me reperin e njohur Seven.
Ata publikuan video dhe foto ku dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, edhe pse Kejvina është shprehur se mes tyre s’kishte asgjë dhe se ishin vetëm shokë. Megjithatë afrimiteti mes tyre, tregoi se kishte më shumë sesa miqësi mes tyre.
Por pak ditë më parë, Kejvina mori avionin dhe u largua nga SHBA për të udhëtuar drejt Italisë. Ajo publikoi foto nga avioni dhe momente të mbërritjes në shtetin fqinj.
Kejvina gjithashtu është bërë pjesë e një skandali pasi u zbulua se kishte lidhje me Redjan Rrajën, i arrestuar si autori i dyshuar i atentatit ndaj prokurorit Arian Ndoja, që ndodhi në mbikalimin e Shkozetit.
Burime policore thanë se Kthella kishte bisedime të shpeshta telefonike me 34- vjeçarin Rraja. Madje ajo lëvizte me një makinë superluksoze në pronësi të tij.
Mediat raportuan për një lidhje intime mes tyre por Kejvina asnjëherë nuk ka folur në lidhje me këtë temë. /Panoramaplus.al