Zbardhen kërcënime të tjera që banda e Avdulajve u ka bërë policëve të burgut “313” në Tiranë. Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur një tjetër kërcënim, ku në një moment një anëtar i bandës iu thotë policëve ta mbajnë mend fytyrën e tij, pasi do t’i heqë qafe.
“Ty të njoh se më ke shoqëruar për vizitë në spital. Nuk i kontrolloni dot Avdylajt. Për 10 ditë unë jam jashtë, mbaje mend fytyrën time, do t’iu heqim qafe”, janë disa nga kërcënimet e bandës së Avdylajve ndaj policiëve në burgun e sigurusë së lartë.”, janë disa nga kërcënimet e bandës së Avdylajve ndaj policiëve në burgun e sigurusë së lartë.
Një ditë më parë, drejtori i Burgjeve kishte urdhëruar izolimin në një sektor të posaçëm të anëtarëve të bandës “Avdylaj”, pas sherrit së këtyre të fundit me policinë dhe një shtetas italian.
Nga ana e saj, Gjykata e Tiranës doli pasditen e djeshme kundër vendimit të drejtorit të Burgjeve, Agim Ismaili, për izolimin e Avdylajve, duke e cilësuar këtë një vendim jo të drejtë në përputhje me ligjin.
g.kosovari