Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me revoltën e bandës së Avdyljave ndaj punonjësve të policisë në paraburgimin e 313-s në Tiranë, kur këta të fundit kishin shkuar për kontroll në mesnatën e së enjtes.
Burime nga gjykata sqaruan se në dosjen e bandës së Avdyljave mbi përplasjen e dhunshme me uniformat blu, janë publikuar edhe kërcënimet e anëtarëve të kësaj bande ndaj policëve. Ata i kanë kërcënuar me vdekje punonjësit e policisë ndërsa kanë lëshuar edhe një sërë ofendimesh ndaj tyre.
‘Ka për t’ju q*robt, do t’ju zhduk, e degjeneru o legena. Do t’ju vrasim e presim ju që po na ngacmoni… nuk kontrolli dot Avdylajt ju’’, janë disa nga kërcënimet e bandës së Avdylajve e dënuar për trafik dhe prodhim të lëndëve narkotike.
Gjatë përplasjes mes policisë dhe të burgosurve këtyre të fundit iu është gjetur një telefon celular.
Ndërkohë që çështja kaloi në gjykatë me foto dhe pamje filmike të dokumentuara, ku tregohej qartë revolta e të burgosurve ndaj punonjësve të policisë, prokurori i çështjes nuk ka marrë parasysh vendimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili për të izoluar bandën e Avdylajve.
Megjithëse në seancën e ditës së sotme janë shqyrtuar në seancë 1 orë e 30 minuta pamje filmike, ku dukej qartë dhuna e të burgosurve ndaj uniformave blu prokurori mori një vendim skandaloz duke anuluar vendimin e kreut të burgjeve për të izoluar të burgosurit.
/e.rr