Përfshihet nga flakët një peshkarexhë prej druri, në mes të detit në Durrës.
Mësohet se peshkarexha është përfshirë nga flakët, disa milje larg bregut, ku si pasojë e djegies është fundosur.
Gjithçka ka ndodhur përballë Porto Romanos, ku ndërhyrja e rojës bregdetare, ka bërë të mundur shpëtimin e tre pjesëtarëve të ekuipazhit.
Zjarri ka rënë në peshkarexhën me emrin “Anxhela”.
Nuk dihen ende rrethanat e rënies së zjarrit, ndërkohë që hetimet janë në vijim.
/a.r