Raste të reja me koronavirus janë regjistruar ditën e sotme në Lushnjë.
Pozitiv me COVID-19 kanë rezultuar katër persona, të cilat dyshohet se janë kontakte të ardhur nga Tirana, sipas “News24”.
Deri më tani, zyrtarisht në Lushnjë numërohen 7 persona të infektuar me koronavirus.
Në total në vend, sipas shifrave të fundit të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë, numërohen 1076 persona të infektuar me COVID-19, ku 33 kanë humbur jetën.
g.kosovari