Pas lehtesimeve te bera dhe rinisjes se shkollave, Koreja e Jugut ka bere hapa pas ne planin e masave per koronavirusin.
BBC raporton se të enjten Koreja e Jugut raportoi 79 raste të reja brenda 24 orëve – numri i saj më i lartë në dy muaj.
Per pasoje, më shumë se 200 shkolla në të gjithë Korenë e Jugut janë të detyruar të kthehen në mësimdhënie online dhe te mbyllin klasat, vetem pak dite, pasi nxenesit ishin rikthyer.
Shumica e shkollave të prekura ndodhen në një zonë jashtë Seulit e cila ka parë një shpërthim të freskët të virusit.
Koreja e Jugut duroi një nga shpërthimet më të këqija të sëmundjes jashtë territorit të Kinës, por pati nje kontroll te mire nga plani, “gjurmim, testim dhe trajtim”.
Rregullat e distancës sociale u qetësuan dhe vendi po kthehej kryesisht në normalitet deri këtë javë, kur u rivendosen serish masa kufizuese.
Shkollat ishin duke u rihapur në faza në një proces që po vazhdon në mbarë vendin.
g.kosovari