Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule teksa foli për Reformën Zgjedhore pohoi se për këtë çështje kërkohet kohë e mjaftueshme dhe jo të bëhet një marrëveshje në momentin e fundit në interes të partive të mëdha.
I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Dule pohoi se ndërkombëtarët janë optimist për hapat e kësaj reformë, pasi sipas tij, kanë filluar të njohin mirë klasën politike shqiptare.
“Ndërkombëtarët janë më optimist se sa ne për këtë reformë zgjedhore? Po sepse kanë filluar të na njohin më mirë. Këshilli Politik është organ për ngritjen e një çështje të rëndësishme për Shqipërinë. Unë besoj se pritshmëritë e ditës së sotme ishin këto që pamë. Baza ishte minimaliste. Koha është e shkurtër, tematikat tejet të rëndësishme. Opozita nuk ma mundësi që të tërhiqet nga ajo që është me interes të madh. Sa i takon tdentifikimit biometrik për zgjedhësit, kostoja e aparaturave është modeste. Një aparaturë e tillë në çdo qendër është plotësisht e realizueshme. Thjesht me shenjat e gishtave të identifikohen, nëse kemi të bëjmë me votuesit që është në kartën e identitetit. Bëhet fjalë për rolin e policisë, i cili duhet parë ngushtësisht. Nuk duhet ndarë nga kërkesa themelore e opozitës, që është qeveria kujdestare. Është kërkesa themelore. Nëse dështon me këtë kërkesë opozita, ka dështuar në kërkesat e saj kardinale. Më rëndësi është se kemi një traditë negative. Kanë ardhur marrëveshjet në momentin e fundit. Ato janë si veprime të natës që i sheh dita dhe qesh. Nuk duhet të ndodh kështu nën trysninë e ndërkombëtarëve. Duhet t’i japim kohë vetes. Ne e lemë për momentin e fundit dhe jo pa qëllim. Është në interes të partisë së madhe dhe partisë tjetër të madhe. Kjo është e vërtetë. Kanë operuar në momentet e fundit. Reforma zgjedhore është marrëveshje dypalëshe e dy forcave politike, dhe mes tyre ka hyrë dhe LSI.”, tha ai.
g.kosovari