Koronavirusi duket se prek bebet më pak se popullatat e tjera dhe shkencëtarë rusë thanë së fundmi se kjo vjen prej proteinave në qumështin e gjirit që forcojnë sistemin imunitar. Ata thonë se po testojnë një mjekim të ri bazuar në idenë e tyre.
“Kemi parë vetëm raste të izoluara të infektimit të bebeve nga koronavirusi, dhe kjo na dha idenë për të testuar laktoferinën, proteinën e qumështit të gjirit që mbron sistemin imunitar të pazhvilluar të bebeve kundër bakterieve dhe viruseve”, tha Igor Goldman, studiues i biologjisë së geneve në Akademinë ruse të Shkencave.
Laktoferina vepron si një stimulues imunitar që mund të shtojë aftësinë e trupit të njeriut për të luftuar viruset, dhe studiuesit thonë se kjo mund të vlejë jo vetëm për bebet por dhe për të rriturit.
Ata thanë se në bashkëpunim me kolegë bjellorusë kishin krijuar një proteinë gjenetikisht të modifikuar të njëjtë me atë njerëzore, por të marrë nga qumështi i dhisë.
Proteina e quajtur neolaktoferinë, besohet se ka cilësi anti-bakteriale, anti-virale dhe anti-kërpudhore. Ajo ka demonstruar gjithashtu një aftësi të mirë për të depërtuar në aktivitetin e viruseve si rotavirusi, hepatiti C e HIV, gjatë testeve laboratorike.
Idea për ta përdorur atë kundër një infeksioni viral si Covid-19 ka një “bazë shkencore të mbështetur në studimin e vjetër të neolaktoferinës,”tha Goldman.
/e.rr