Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Minneapolis në SHBA ku një afroamerikan humbi jetën pas dhunës së ushtruar nga policia gjatë arrestimit të tij.
Kryebashkiaku i Minneapolis deklaroi në një intervistë se sipas të dhënave të fundit 46-vjeçari George Floyd u arrestua pasi tentoi të paguante me një kartmonedhë 20 dollarëshe false në një dyqan.
Babai i dy fëmijëve humbi jetën mbrëmjen e së hënës pasi gjatë ndalimit nga policia, një ndër efektivët vendosi gjurin në qafën e tij duke e lënë pa ndjenja. Ai ndërroi jetë disa orë më vonë në një spital.
Kjo ngjarje e rëndë ka shkaktuar protesta të mëdha në qytetin e Minneapolis dhe në disa momente ato kanë qenë dhe të dhunshme. Ajo solli dhe reagimin e presidentit Donald Trump i cili premtoi se për këtë vrasje do të bëhet drejtësi.
/e.rr