Thirren në Prokurorinë e Tiranës për tu marrë në pyetje tre specialisstt e Institutit të Ndërtimit, të cilët firmosën akt-ekspertizën për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Bëhet fjalë për tre ekspertët të cilët konstatuan pamundësinë e rikonstruksionit të tij.
Ata janë marrë në pyetje gjatë ditës së sotme, pas kallëzimit nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Aleanca i akuzoi inxhinierët për falsifikim, duke hedhur akuza se nuk e kanë kryer verifikimin në terren dhe se nuk kanë qenë asnjëherë në objekt.
/a.r