Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ ka thënë se deri tani qeverisë i ka kushtuar nga buxheti i saj 25 milionë euro fatura e luftës kundër koronavirusit.
”Aktualisht rezultatet apo faturat financiare, shtesa dhe buxheti i 2.5 miliardë lekë apo 25 milionë euro. Është në përditësim e sipër, pra në plotësim sa i përket investimeve furnizimeve, por do vijojmë dhe me mbështetjen e BE si dhe me partnerët që bashkohen për të vijuar dhe luftuar koronavirusin. Ditët në vijim do të ketë dhe një rishikim të buxhetit.
Duhet të kuptojmë diçka që vaksina do të zbulohet, ka një politikë ndërkombëtare sa i përket vaksinimeve. Qeveria shqiptare do jetë e angazhuar për të mbështetur vaksinën dhe patjetër do jetë në programin e vaksinimit.”- tha Manastirliu.
/e.rr
Nja £10 MILION I KENI VJEDHUR GARANT