Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero ka folur rreth rasteve të shtuara me covid-19 gjatë dy ditëve të fundit. Pipero ka folur në emisionin “Open” edhe për rastin e një infermiereje që ka infektuar 13 persona të tjerë në një spital në Tiranë.
Sipas Piperos e infektuara në fjalë nuk dihet se ku e ka marrë Covid-19, ndërsa shton se pavarësisht se i është këshilluar që të izolohet para se të dalë me koronavirus, personi në fjalë ka hezituar dhe ka shmangur këshillimin.
“I është rekomanduar të izolohet, por nuk e ka zbatuar këshillën. Ka qenë papërgjegjshmëri e një individi. Nuk e dimë ku e ka marrë infeksionin. Ka shfaqur shenja të covid-it. Ndërkohë po hetohet rasti se ku mund ta ketë marrë. Personeli mjekësor nuk duhet të humbas vigjilencën.” tha mjeku Pipero.
/e.rr