Një shqiptar 46-vjeçar, mbeti i vdekur mëngjesin e kësaj të mërkure gjatë një aksidenti rrugor në Bolonja të Italisë.
Viktima drejtonte me shpejtësi një “Fiat Dukat” kur u përplas me një “Fiat 500” dhe me një furgon. Për pasojë, Sokol Keci mbeti i vdekur, ndërsa partnerja që ndodhej në makinë me të u plagos lehtë.
Shoferi i automjetit “Fiat 500”, një shtetas rumun, dhe drejtuesi i furgonit, gjithashtu mbetën të plagosur.
Shqiptari ishte banor prej shumë vitesh në Bolonja dhe këtë të mërkurë kishte 46-vjetorin e lindjes. Në fotogaleri shihni pamjet pas aksidentit.
/a.r