Dy ditë më parë ai ka reaguar në lidhje me pezullimin e mbështetjes së studimit të përdorimit të hidroklorikinës dhe azitromicinës tek të sëmuret me Covid 19.
Në një material të gjatë shpjegues, Dr.Didier Raoult tregon se gjatë këtyre dy muajve e gjysmë ka shëruar mijëra të prekur nga Covid në institutin e drejtuar prej tij në Marsejë, ku një pjesë e madhe e pacientvë siç tregon ai janë mjekuar nga hidrokloriksinë.
Por, pse po hiqet ky ilaç?
Mjeku, i cilësuar shpesh si kontravers, jep një arsye madhore të lidhur vetëm me çmimin e lirë dhe me paaftesinë e menaxhimit të kësaj pandemia në këto kohë ku jetët tona më shumë se nga njerëzit kontrollohen nga teknologjia e informacionit dhe të dhënat që vijnë prej saj.
Raoult minimizoi rreziqet e shëndetit, duke thënë “natyrisht, ju mund të vrisni veten nëse merrni shumë hidroksilklorinë, ashtu si mundeni me dolipranen” (i ngjashëm me aspirinën ose paracetamolin në Francë), “i cili është në të vërtetë shumë më i rrezikshëm. Asgjë nuk mund të fshijë atë që kam parë me dy sytë e mi. ”
g.kosovari