Ishte vetem 10 vjeç kur rrahu mësuesin dhe u përjashtua nga shkolla. 16 vjec ishte autor i dhjetëra grabitjeve, vjedhjeve dhe vrasjeve në New York. 25 vjeç ishte gangesteri i të gjithë gangsterëve të Chicago-s, Amerikës dhe sigurisht më i famshmi në të gjithë botën.
Fitonte në javë 100 mijë dollarë dhe birra dhe Wisky ishin monopol vetëm i tij. Makina e tij peshonte 7 tonë dhe automatiku “Thomson” u përdor për herë të parë nga dora e tij. Fjala.al sjell sot 10 fakte të rralla nga jeta kriminale e Al Capones, mafiozit më të madh të të gjitha kohërave në SHBA dhe në gjithë botën.
Një mafioz që nën petkun e biznesmenit, grabiste dhe vriste dhe që për këtë cilësohej si “Rockfeler me pistoletë nën sqetull”. E megjithatë, drejtësia amerikane nuk arriti kurrë t’i provonte akuzat ndaj tij përveçse për shmangia nga taksat nga e cila bëri vetëm dy vjet burg. Një histori që ka jo pak ngjashmëri me disa biznesmenë gangsterë në Shqipëri që rastësisht, ose jo, kanë ndjekur rrugën e Al Capones në pasurimin e tyre dhe që i kanë shpëtuar drejtësisë, por që po rastësisht vijojnë të kenë fatin e tij.
Duke iu referuar filmit të Hollywood-it “Untouchable” (i paprekshmi), që bazohej në historinë e Al Capones, në një fjalim të tij më 23 mars 2016, ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu iu drejtua disa prokurorëve: “Ju më thatë se donit të kapnit Al Caponen. A doni ta kapni atë me të vërtetë? A e kuptoni se ajo që po them është: çfarë jeni të përgatitur të bëni?”.
Pas 4 vitesh këto fjalë duket se janë ende sot aktuale. Në SHBA Al Capone vdiq nga një sëmundje natyrale. Bëri vetëm 2 vjet burg për shmangie nga detyrimi i taksave, ndërkohë që mbi shpinë kishte dhjetra akuza të rënda. Ishte 48 vjeç dhe në gurin e varrit të tij shkruhet: “My Jesus Mercy” (Faleminderit Jezusi im). A nuk ngjan kjo histori me disa Al Capone shqiptarë? Lexoni këto 10 fakte dhe do ta besoni edhe këtë por edhe brishtësinë e shtetit shqiptar ndaj të cilit pritet aq shumë me SPAK dhe BKH por që ende nuk po shikojmë rezultate.
- Alphonse Gabriel Capone ose i njohur shkurt Al Capone (Al Kapone) cilësohet si mafiozi më i madh i të gjitha kohërave në SHBA dhe në të gjithë botën. Askush sa dhe si ai nuk mori famë në të gjithë SHBA dhe në të gjithë rruzullin për shkak të vrasjeve, kontrabandës, monopolist, gjobave, shkeljeve të ligjit dhe të krijimit të një shteti paralel duke sfiduar shtetin zyrtar.
- Al Capone jetoi 48 vjet e 7 ditë. Ai lindi më 17 janar 1899 në New York dhe vdiq më 25 janar 1947 Brooklyn në New York por pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Chicago. Ai ishte djali i Gabriele-s dhe Teresa-s nga Sicilia e Italisë që emigruan në SHBA në shekullin e 19-të.
- Al Capone ishte i akuzuar nga drejtësia amerikane për kontrabandë pijesh alkolike, për mospagim taksash dhe për një seri vrasjesh, më e rënda ajo e masakrës së Shën Valentinit më 14 shkurt 1929 ku vetë ai me doren e vet vrau 7 persona në një garazh në Chicago. Një eleminim të konkurencës në biznes por edhe në zonat e influencës së tij.
- Al Capone u dënua tre herë gjatë gjithë jetës së vet. Herën e parë u dënua me dëbim nga qyteti i Chicago-s për 10 muaj. Herën e dytë u dënua me 10 muaj burg për mospagim taksash por për sjellje të mirë bëri 8 muaj. Herën e tretë u dënua me 10 vjet burg për mopspagim taksash, por bëri 2 vjet.
- Al Capone fitonte në javë 100 mijë dollarë nga kontrabanda, grabitjet, gjobat dhe vrasjet që kryente ai dhe banda e tij. Me kursin e sotëm llogaritet që kjo shumë është rreth 2 milionë dollarë.
- Ngjarja e parë që shënoi rrugën e tij si gangster ishte në moshën 10-vjeçare në klasën e gjashtë kur Al Capone rrahu mësuesin e tij dhe nga kjo u përjashtua nga shkolla. Më pas ai krijoi grupin e tij dhe në moshën 16-vjeçare ishte autor i dhjetera grabitjeve, vjedhjeve dhe deri varsje.
- Makina e Al Capones, një limuzinë tip “Cadillac” jashtë serie që cilësohej si kështjella me rrota, peshonte 7 tonë dhe kushtonte 20 mijë dollarë amerikanë në vitet ‘20-‘30-të që me kursin e sotëm llogaritet 400 mijë dollarë.
- Al Capone është i pari person në botë që vuri në përdorim automatikun “Thomson”. Një armë e shkurtër, e lehtë dhe efiakse, disa mendonin që kjo armë automatike të ndërronte emrin nga Thomson e konstruktorit që e krijoi në Al Capone që e përdori. Nga ai moment banda e tij e kishte “Thomson” si armën “zyrtare”.
- Pjesën më të madhe të dënimit Al Capone e bëri në burgun famëkeq të Alcatraz-it në San Francisco. Ai është në një ishull, 2.1 km nga bregu i oqeanit dhe rreth e rrotull në ujë vërtiteshin peshkaqenët. Për shkak të rrezikshmërisë që paraqiste Al Capone u vendos aty. Por gjatë gjithë kohës që Al Capone qëndroi në burg ai bleu një hotel përballë Alcatrazit dhe aty vendosi familjen deri sa doli nga burgu. Ishte e rrallë në ato vite në SHBA të kishe një radio që sapo ishte shpikur, Por Al Capone kishte një të tillë në qeli. Shpesh ai i ftonte gardianët të futeshin në qelinë e tij për të dëgjuar radion e çuditshme. Ky ishte një privilegj që nuk u jepej të gjithëve. Qelia e Al Capones është sot siç ishte në momentin kur ai ishte në burg. Sot Alcatraz nuk funksionon më si burg, por si muze.
- Al Capone vdiq nga sëmundja e sifilizit që mendohet se e ka marrë në burgun e Alcatraz-it. Në varrimin e tij morën pjesë mbi 10 mijë persona dhe arkivoli i tij kushtoi 2 mijë dollarë që me kursin e sotëm vlen 40 mijë dollarë. Varri i tij ndodhet dhe në gurin e varrit është shkruar me gërma kapitale: “MY JESUS MERCY”! (Faleminderit Jezusi im). / Pergatiti Roland Qafoku
- g.kosovari