Pas disa javësh pa viktima dhe pa shumë raste me të infektuar të rinj, mesa duket COVID-19 është ‘rizgjuar’ në Shqipëri. Sipas news24, 15 persona, të cilët janë ekip mjekësor kanë rezultuar mbartës të Covid 19 në 24 orët e fundit.
Dyshohet se ata janë infektuar nga një kolegia e tyre, e cila për momentin është e shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë. Por ende nuk dihet se ku janë shënuar rastet e reja të infektimit.
Megjithatë priten që të dhënat zyrtare të bëhen të ditura nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë.
Kujtojmë se ditën e djeshme, u konfirmuan 25 raste të reja, 24 në Tiranë dhe 1 në Durrës.
Në total, numri i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në 1029, ndërkohë që 33 persona kanë ndërruar jetë.
g.kosovari