Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i BE, Luigi Soreca, zhvilluan mëngjesin e sotëm një vizitë në Lushnjë, ku panë nga afër punën në bujqësi dhe zhvillimin e fermave.
Kreu i Qeverisë u bëri apel fermerëve që të organizohen në kooperativa, si e vetmja zgjidhje, sipas kreut të Qeverisë, që prodhimet të shiten.
“Kjo është tamam kooperativë, por me interesin individual të secilit, sipas asaj që prodhon. Është e vetmja zgjidhje, nuk bëhet më të prodhojë secili dhe pastaj dil në protestë ku ti shesim. Ja ky është sistemit, është i vetmi sistem. Shumë gjë e madhe ky program, se njerëzit e shikojnë fshatin nga larg dhe e vetmja gjë që marrin vesh është kur dalin ato kronikat që thonë nuk na shiten prodhimet. Sic e shikoni, këtu tregu është krejtësisht i ri dhe me standardet e Bashkimit Europian. Kemi rilindur bujqësinë dhe për këtë flasin faktet. Me durim duhet të bëjmë gjithçka. Media nuk merret me lajmet e mira, por me të këqijat. Merret me disa që hedhin në tokë domatet e nuk sheh këtë realitet, sepse nuk dëshiron. Ne si qeveri jemi në mbështetje të bujqësisë, Shqipëria e BE po investojnë në sektorët bujqësorë”, tha Rama.
Ndërkohë, Ambasadori i BE, Luigi Soreca e vuri theksin tek investimet e BE, ndërsa u shpreh se kanë qenë mijëra vetë që kanë qenë pjesë e projektit e që përfitojnë prej tij.
“Jam i lumtur për investimin e BE. Investimet në bujqësi janë të mirëpritura. Me mijëra persona kanë qenë pjesë e projektit e që përfitojnë prej tij”, u shpreh Soreca.
g.kosovari
Rama nuk mund te dali ne saje te tjereve europjan dhe te humbi shteti qe te mbushi qepat rama si nga panelat djellor ku nje panele 50 euro bene dhe gjoja eshte nderkombetare por intereson cepave te rames ne deme te vendit europa sehir bene si pillafin