Byroja e Kuvendit ka vendosur të përjashtojë me 10 ditë deputetin Ralf Gjoni duke i konsideruar shkelje të rregullores sjelljen e tij në seancën e shkuar.
Gjoni nxori disa lëpirëse në foltoren e parlamentit në momentin kur po mbante fjalën e tij, ndërsa kërkoi edhe disa herë replika me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili e paralajmëroi për disa herë.
ABC News bën me dije se vetë Gjoni do të flasë në orën 10:00 në selinë e Kuvendit lidhur me këtë masë, të vendosur ndaj tij.
REPLIKAT NE KUVEND:
Ralf Gjoni: Cdo komb krenohet me historinë e tij. Edhe Kopenhagu mbrojti portin e Peshkatarëve të vjetër. I kanë mbajtur, i kanë ruajtur megjithëse janë si kolibe po t’i shohësh nga jashtë. Cfarë lloj speciesh jeni mor? A ka ndonjë socialist që lidhet me Tiranën? Lëpirësa lolipopi, juve meritoni vetëm lolipop.
Ruçi: Zoti deputet, ju tërheq vëmendjen për etikën parlamentare. Nuk të kërkova se ç’fut nëpër xhepa. Në daç mbaji në xhep në daç mbaji në gojë. Unë flas për ato që nxjerr ti nga goja, jo për ato që ti fut në gojë.
g.kosovari