Ambasadorja Amerikane, Juri Kim, ka mbërritur sot në selinë blu, ku po zhvillon një takim sot me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ambasadorja Yuri Kim ka hyrë në Selinë e PD rreth orës 14:45.
Kujtojmë se ambasadorja amerikane ka zhvilluar një sërë takimesh prej një jave duke dalë edhe me deklarata të forta për reformën në drejtësi.
Ambasada e SHBA ka bërë sërish apel sot që reforma në drejtësi të ecë përpara, hap pas hapi.
/a.r