Një person i shpallur në kërkim për plagosje, është vënë në prangat e policisë së Dibrës.
Në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, mbrëmjen e së hënës, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetin që drejtohej nga shtetasi A. I.
Pas verifikimeve të kryera rezultoi se A. I. 41 vjeç, i dënuar më parë në Itali, me 12 vite burg, për “Vjedhje me armë” e “Tentativë vrasjeje”, ishte person i shpallur në kërkim.
Komisariati i Policisë Dibër e kishte shpallur në kërkim, pasi më datë 18 maj, në fshatin Çernemë, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin F. K.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore A.I., u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.
/a.r