Nga Spartak Ngjela
Banditizmit politik shqiptar po i mblidhet laku. Shqiptarët po presin shtrëngimin e këtij laku.
Ilir Meta sot nuk pranoi të presë ambasadoren amerikane.
Është në dëshpërim, sepse po shkon drejt shkarkimit. Por, në Shqipëri ka një shprehje shume domethënëse për aktin e Metës; është kjo: Qenit, kur i vjen ngordhja, shkon e urinon në derë të Bashkisë.
Sigurisht, politika amerikane u prononcua hapur dhe qartë me anë të ambasadores Yuri Kim: “ne dhe populli shqiptar duam dhe do të bëjmë reformën antikorrupsion”, tha ajo. Po Meta. Meta pritet të shkarkohet, dhe do të shkarkohet.
Gjithsesi, ajo çka është pozitive, është fakti që, në këtë kohë, ambasadorja amerikane po tregohet shumë aktive kundër korrupsionit të lartë shtetëror.
Kurse të korruptuarit e mëdhenj do të shpronësohen, por me ligj ama.
Tani shpresat, e dini ku i ka korrupsioni Berisha – Meta? Te aktorët e teatrit. Në fakt, kjo është komedi.
Por, a do të ketë dot një shkrimtar shqiptar që të na i shkruajë këtë komedi?
Komedia do të shkruhet, por sot mungojnë aktorët e mëdhenj të komedisë shqiptare, Mihal Popi dhe Viktor Gjoka, se nuk janë më mes nesh. Nuk ka gjë: është Robert Ndrenika, për Saliun, kurse Metës do t’i përshtatej shumë Mihal Popi. Por do të gjendet aktori… se komedia është ende në vazhdim.
Gjithsesi laku po mblidhet, kurse shqiptarët po presin me padurim shtrëngimin e tij.