Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) ka konfirmuar në detyrë, drejtorin e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Gramoz Sako.
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit i drejtuar nga Ana Kapo, përbëhet nga 15 anëtarë. Pesë anëtarë të këtij Komisioni janë nga ILDKPKI, pesë të tjerë nga pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë dhe të Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës, si dhe pesë të tjerë nga radhët e avokatëve.
Në seancën dëgjimore të 5 shkurtit u tha se Sako ka probleme me pasurinë, pasi kishte bërë deklarime të rreme dhe kishte fshehur të ardhurat. Por tashmë ai është konfirmuar në detyrë.
Vlerësimi i subjekteve qe jane pjese e vleresimit do të kryhet mbi tre komponentë: Pasurinë, pastërtinë e figurës dhe vlerësimin profesional. Që prej majit të vitit të kaluar, të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, SHÇBA-së dhe Gardës së Republikës kanë dorëzuar 3 formularët e vetëdeklarimit.
Ndërkohë 4 ditë më parë u kofirmua në detyrë kreu i Forcave Lëvizëse Operacionale në Policinë e Shtetit, Sokol Bizhga. Fillimisht u deklarua se ai kishte probleme me pasurinë dhe gradën, por KJV mori vendimin që kreu i FLO-së, Sokol Bizhga të konfirmohet në detyrë.
g.kosovari