Regjisori Kastriot Çipi i ka cilësuar si të tepërta masat e ndërmarra nga qeveria, për situatën e krijuar nga koronavirusi.
Ai jo rrallëherë ka reaguar dhe ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij, në lidhje me situatën që ndodhemi.
Gjatë fjalës së tij, Çipi tha se qytetarët në vendin tonë, nuk kanë të krahasuar as me qentë në Itali, të cilët kanë pasur të drejtë të dalin dhe të ajrosen, apo të burgosurit që gjatë ditës kanë të drejtë të dalin në ajrim për tre orë.
“Nuk kemi të krahasuar as me qentë në Itali, sepse ata lëvizin. Të burgosurit kanë të drejtë tre orë për të dalë në ajrim, ndërsa ne para dy javësh nuk dilnim dot fare”, tha Çipi.
/e.rr