Vazhdon rritet numri i te prekurve me koronavirus në vendin tone. Me 24 oret e fundit jane konfirmuar 6 raste te reja, 4 ne Tirane dhe dy ne Shkoder.
Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.
“Numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin sot ka kaluar mbi 1 mijë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste pozitivë. 4 raste janë në Tiranë dhe 2 në Shkodër, kryesisht kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, por edhe raste në proces hetimi epidemiologjik. Po aq sa numri i të prekurve është edhe numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit“, deklaroi Dr. Eugena Tomini.
Kurba epidemike ka qene e bute dhe e qendrueshme, hetimi ka treguar luhatje ditore. Ne infektiv ka 16 raste te shtruar, 4 ne terapi intensive.
g.kosovari