Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist, Niko Faber.
Balla shkruan në “Facebook” se shkencat bujqësore shqiptare humbën një nga mendjet e ndritura me kontribut të spikatur shumë vjeçar, ndërsa Korça humbi një përfaqësues të denjë dhe të përkushtuar, në grupin e deputetëve socialistë.
“Lamtumirë Profesorit të nderuar Niko Faber. Shkencat bujqësore shqiptare humbën një nga mendjet e ndritura me kontribut të spikatur shumë vjeçar, ndërsa Korça humbi një përfaqësues të denjë dhe të përkushtuar, në grupin e deputetëve socialistë.
Partia Socialiste i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Faber, për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur. Mirënjohje dhe respekt Profesor Niko!”, shkruan Balla.