Nga Federico Fubini/
Pas tre muajve të kësaj krize shëndetësore, të dhënat e grumbulluara fillojnë të na lejojnë të lexojmë historinë e pandemisë, ose të paktën pjesën e parë të saj. Kështu, del se në Evropë vendet që zakonisht konsiderohen më të dobëta, kanë fituar ndaj virusit. Kanë fituar më pak të pasurit dhe më të varfërit.
Rumania, Bullgaria, Greqia, Shqipëria, Hungaria ose Sllovakia kanë pasur – në proporcion me popullsinë – shumë më pak dhe shpesh më pak se një e dhjeta e vdekjeve, të vendeve të Evropës së pasur, si Franca, Gjermania, Zvicra, Suedia, Belgjika, Danimarka, Britania e Madhe. Kishin shumë më pak infeksione, ata arritën të kontrollojnë kurbën e epidemisë dhe ta përkulin atë më herët.
Të dhënat
Çeshtje fati? Ndoshta edhe kjo mund të jetë. Ndoshta më pak njerëz që mbartnin virusin, u transferuan në rajonet qendrore dhe lindore të Evropës, në javët vendimtare të janarit dhe shkurtit. Por disa të dhëna sugjerojnë se ekziston edhe diçka tjetër: ato vende ishin më modeste në sjelljen e tyre, sepse ishin më të vetëdijshme për brishtësinë e sistemeve të tyre shëndetësore. Kjo është arsyeja pse ato nuk i morën me lehtësi sinjalet që vinin nga Italia dhe Spanja dhe vendosën të zbatojnë regjime më të rrepta të bllokimit, duke e bërë këtë më herët dhe me më rigorozitet. Ata e dinin që nuk mund të merrnin rreziqe perballe pandemise.
Fotografia e situatës
Një fotografi e situates së 15 Marsit, na lejon të kuptojmë se si u zhvendos rrugëtimi i dy pjesëve të Evropës – më të pasurit në Perëndim, më të varfërit në Lindje. Italia tashmë kishte 1,809 vdekje nga koronavirusi dhe 24,000 infeksione atë ditë. Spanja pati 294 vdekje dhe 7988 raste, por pjesa tjetër e Evropës mund të mendonte se ishte ende e paprekur. Franca, vendi i tretë që më pas u godit rëndë, pati 127 vdekje dhe 5423 raste të infeksionit. Shumë nga pjesa tjetër e Evropës Perëndimore shikonte në heshtje dhe në mënyrë disi shperfillëse, duke dyshuar se epidemia në Evropën Jugore ishte rezultat i çorganizimit të vendeve të përfshira.
Situata
Duke parë “Indeksin e Përgjigjes” të Universitetit të Oksfordit, e cila percakton me 1 pikë shtetetotalisht te hapura dhe me 100 pike mbylljen e tyre totale – në mes të marsit grupi i vendeve më të varfëra kishte lëvizur tashmë, për të kufizuar perhapjen e virusit, në bazë të asaj që po ndodhte në Itali.
Shqipëria ishte në indeksin 84 të mbylljes, Sllovakia 71, Rumania 67, Polonia 60, Hungaria 59, Greqia 57. Vendet më të pasura dukeshin më të qeta (Gjermania me indeksin 37, Franca 50, Belgjika 53, Britania e Madhe 11, Zvicra 46.
Një shtrëngim i mbylljeve në pothuajse të gjithë Evropën Perëndimore do të vinte vetëm në fund të marsit, dhjetë ditë më vonë, kur tashme ishte e qartë se epidemia nuk ishte vetëm një problem vetem per Italinë apo Spanjën. Ishin dhjetë ditë fatale, të cilat mund të kushtonin dhjetëra mijëra vdekje.
Shenjat
Dy muaj e gjysmë më vonë të gjitha shenjat se nënvlerësimi i vendeve më të forta në Evropë, ka rezultuar në një kosto shumë të lartë për to. Dhe se përulësia e vendeve të varfëra të Evropës, është shpërblyer. Kjo rrethanë i bëri këto vende më largpamëse dhe më pak të brishta.
Sipas të dhënave të Worldometer, Shqipëria sot ka vetëm 11 vdekje për milion banorë, ndërsa kemi pasur 536 vdekje për milion nga Britania e Madhe. Greqia ka 16 vdekje për milion banorë, Belgjika 795. Sllovakia 5 të vdekur, Franca 432. Zvicra 220 të vdekur (por me të dhëna që duken në mënyrë të vazhdueshme të ulëta, pas një analize të kujdesshme), Rumania 60. Gjermani 99 (sërish vlerësimi duhet parë, si në rastin zviceran), ndërsa Polonia 60.
Ndërgjegjësimi
Një pandemi dramatike nuk është sigurisht konteksti i përshtatshëm për teoritë moralizuese mbi vlerën e përulësisë dhe maturisë, si dhe të rreziqeve që sjell vetëbesimi i tepërt. Por vetëdija për brishtësinë e tyre, duket se u ka bërë vendeve fqinje si Shqipëria ose Greqia, një shërbim të shkëlqyeshëm.
Pergatit per Javanews: Ardit Rada