Ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci ka reaguar për Reformën në Drejtësi.
Në një mesazh të publikuar nga ambasada italiane në “Facebook”, ambasadori Bucci thekson se është pozitiv fakti që çështja e Reformës në Drejtësi vijon të jetë në qendër të debatit politik.
“Përsa i përket reformës në drejtësi: pozitiv fakti që çështja vijon të jetë në qendër të debatit politik! Çuarja përpara e reformave mbetet një kusht i rëndësishëm për anëtarësimin në BE. Ofrojmë mbështetjen maksimale, jemi pranë popullit dhe Autoriteteve shqiptare në këtë rrugëtim. Prioritet i përbashkët!”
/e.rr