Presidenti Ilir Meta deklaroi publikisht se ka kërkuar hetim ndërkombëtar për reformën në drejtësi, ndërsa theksoi se përgjegjësit që bëjnë gjëra pas krahëve të shqiptarëve duhet të përgjigjen. Ai tha se tashmë maskat kanë rënë.
“Kur kam parasysh këshillin politik, kam parasysh jo vetëm atë të reformës zgjedhore, të gjitha cështjet që kërkojnë zgjidhje nga BE kërkojnë përfshirjen e opozitës reale. Unë nuk po negocioj, dua plotësimin e 14 pikave. Këto i dinë ambasadorët e BE dhe SHBA. Ilir Meta do ta diskutojë këtë çështje, dhe është i gatshëm që të kërkojë hetim për reformën në drejtësi. Ilir Meta është ballë lartë pasi ka kërkuar transparencë. Maskat kanë rënë tani, përgjegjësinë ta marrin ata që bëjnë gjëra pas kurrizit të shqiptarëve. Amabadorja e SHBA ka shumë të drejt, kaluan 4 vjet dhe shohim vetëm lojëra dhe nuk shohim product konkret, shikoni renditjet e Shipërisë, shikoni kushtet në 2016 që kur u dha rekomandimi pozitiv dhe shikojini sa janë tani.”, tha Meta.
g.kosovari