Pas raportimit në median turke për për akuzat nga biznesmeni Polat, për marrëveshjen e dështuar me Sinan Idrizin për garantimin e blerjes së kompanisë GFI Albania sh.p.k, cështja ka gjetur vëmendje dhe në median shqiptare. Për më tepër kur bëhet flajë për dy bisnesmenë të rëndësishëm në vendet përkatës, ku z. Polat njiohet dhe si President i klubit Gallastaray, ndërsa Z. Idrizi si bashkëpronar i AirAlbania dhe i klubit Flamurtari.
Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, bisnesmeni Sinan Idrizi ka sqaruar çështjen e padisë në Prokurorinë e Stambollit nga biznesmeni turk Adnan Polat, duke thënë se shuma 3.5 milionë Dollarë ishte depozituar në llogarinë e tij bankare si garanci për blerjen e një kompanie shqiptare.
“Ajo që keni lexuar pak më parë nuk ka lidhje me shtypin turk, nuk ka asnjë ngjarje të tillë. Ka një akuzë të drejtpërdrejt nga një artikull pa emër në shtypin turk duke ju referuar z.Polat për një marrëveshje në të cilën unë jam me status e garantuesit të kontratës. Kemi ardhur në Shqipëri për të investuar në hidrokarbure, për të investuar në energji të rinovueshme, për të investuar në turizëm. Me dëshirën e z. Polat kemi marrë si konsulent një kompani të njohur ndërkombëtare, e cila ka bërë audit e dy kompanive shqiptare. Pasi është bërë auditimi i kësaj kompanie në mënyrë të drejtpërdrejtë palët kanë rënë dakord të blejnë aksionet. Si hap të parë kemi depozituar me cilësinë e garantuesit të kontratës me konton time bankare garancinë e kaparit për blerjen e kontratës. Unë kam marrë rolin e garantorit të kontratës, por një kompani ndërkombëtare me zyrën e saj në Tiranë ka bërë auditin e brendshëm të kompanisë që do të blenim”.
Por, blerja e kompanisë shqiptare dështoi, sikurse thotë Sinan Idrizi, për shkak të problemeve financiare të biznesmenit turk Adnan Polat. Për këtë arësye Cështja ka vajtur për gjykim në Gjykatën Administrative të Stambollit ku do të gjykohet përpthshëmria e veprimeve në bazë të kontratës së nënshkruar midis palëve. Gjithashtu Idrizi ka paraqitur edhe një pasdi ndaj bisnesmenit Polat për prishje të imazhit.