Kapet në Vlorë një person i kërkuar nga drejtësia italiane, i dënuar për trafik droge.
I arrestuari është Bashkim Alushaj, 63 vjeç, banues në Vlorë.
Kapja e tij u bë pasditen e së enjtes, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tirana dhe Departamentit të Policisë Kriminale, pas lokalizimit në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë.
Alushaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Barit, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burg, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Emigracion i paligjshëm”.
Arrestimi provizor i të shumëkërkuarit u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.