Bashkëkryetari i Komisionit të Rerformës Zgjedhore ka folur në seancën parlamentare lidhur me procesin e saj dhe për sistemin zgjedhor.
Gjiknuri e pranon që ndoshta është dhe momenti për ta ndryshuar por nëse bëhet në formën që po kërkojnë opozita joparlamentare dhe parlamentare do shpërbënte Kushtetutën.
Sipas tij do të ndryshonin raportet e institucioneve me elektoratin. Më tej ai ftoi opozitën joparlamentare të vijonte dialogun për Reformën Zgjedhore dhe të miratohet.
“Marr shkas nga raportimi i KQZ për të prekur një temë që është kthyer në qendër të politikës, Reforma Zgjehdore.
Ka qasje të ndrysh,e bagazhi pozitiv dhe negativ shkarkohet aty. Edhe njerëzit e shohin se e keqja mund të vijë nga zgjedhjet apo sistemi.
Zgjedhjet nuk kanë qenë tek problemi i sistemit, por ka qenë nga mospranimi i rezultatit, ndryshime të ligjit elektoral dhe është kthyer si pëlhura e Penelopës. Një proces pambarim. Jo se ka qenë ligj i keq, por sepse humbësi nuk pranon rezultatin dhe mallkonin sistemin.
Si kemi ecur deri tani?
Ne bëmë një gjë atipike që këtu edhe dikush e ngre, që përfshinë opozitën joparlamantare në tryezë, jo se na i kërkuan ndërkombëtarët, por sepse edhe ata përfaqësojnë një elektoral politik. Përfshirja e PD dhe aleatëve ishte dhe është e domosdoshme. Por brenda disa limiteve.
Reformat nuk bëhen me letër këmbime, sikur ka 5 drafte aty dhe ne duhet t’i hamë. Ne kemi funksionuar me grupe teknike. Nëse nuk biem dakord ne kemi arbitër. Marrëveshja ishte e zeza mbi të bardhë, se kur palët nuk bien dakord për një çështje atëhere duhet të drejtohen tek ODIHR për të gjetur konsensus.
Draftet kanë diferenca mes tyre. Kemi rënë dakord për të shkurtuar kohën e mbajtjes së zgjedhjeve për t’i dhënë kohë sezonit turistik. Si do bëhet Reforma pa dialog, kur dalin me megafon. S’jam dakord me deklaratat e forta që jo nuk biem dakord me këtët etj. Në fund të fundit qeveria bën gabime, opozita bën gabime. Por si fitohet pushteti, me zgjedhje. Kjo është e vetmja mënyrë. Zgjidhja vjen vetëm prej Reformës Zgjedhore.
Po të hapim sistemin zgjedhor në atë mënyrë që po kërkohet atëhere do shpërbëhet Kushtetuta. Nëse hapim lojën e sistemit, se nuk po them që nuk është momenti, por do shpërbënim Kushtetutën. Nëse sot ka konsensus të gjerë. Po u prek ajo lojë, do preken të gjitha raportet e elektoratit dhe institucioneve.
Le të bëjmë Reformë Zgjedhore tani, sistemi zgjedhor mund të hapet për themelet e reja por në fillim të kemi kulturën e pranimit të rezultatit. ”- tha Gjiknuri.
/e.rr
Palaço gjiknuria ke hesape me korrupsionin dhe mbaje vath ne vesh qe do japesh llogari si i korruptuar,nuk te shpeton as partia e hashashit qe te ka vene aty ku kumon dhe as partia e tallashit me te cilen bashkveproni e bashkrendoni cdo poshtersi per te mbajtur pasurine e grabitur gjate 30 vjeteve. Je nje shtrapër qe do te shtypi koha mor ditzi.