Kryedemokrati Lulzim Basha zbardh takimin e mëngjesit të sotëm me Presidentin Ilir Meta, lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.
Ai thotë se shembja e Teatrit është prova e fundit e një hajduti ordiner që i vjedh, i varfëron dhe i dhunon shqiptarët.
“Me çdo ditë që kalon, Ramavirusi i bën dhe më keq njerëzve dhe vendit. Ai është sot armiku i mirëqenies së shqiptarëve”, shkruan Basha.
Më tej shton se gjatë takimit të koalicionit opozitar me Presidentin Meta u diskutua për krizën dhe rrugëdaljen prej saj.
“Shqiptarët do të shpëtojnë kur, të bashkuar kundër së keqes, do t’u drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thotë Basha.
g.kosovari