Leroy Sane dhe Bayern Munich janë gjithmonë e më afër.
Pavarësisht se në fundjavë ka ardhur përgënjeshtrimi i radhës nga Rummenigge, ylli i Mancheser City-t pritet të luajë në Bavari sezonin e ardhshëm.
Kontrata e tij me anglezët skadon në vitin 2021 dhe Bayern-i mund ta marrë me kosto zero pas një viti. Megjithatë, gjermani synon ta përshpejtojë transferimin e tij dhe duket se ëshhtë i gatshëm ta shkurtojë me 30% rrogën e tij aktuale.
Sipas SportBild, Bayern ka bërë gati për të fanellën me numrin 10, atë të Robben.