Gazetari Alfred Lelaj ishte sot në protestën e artistëve, madje mbajti edhe një fjalim. Ai ishte ndër të shoqëruarit ditën kur u shemb Teatri Kombëtar.
Lela tha se i ka falur policët, pasi siç deklaroi janë koka turku, por nuk ka për të falur Edi Ramën dhe Sandër Lleshajn.
“Unë i kam falur policët sepse janë bija e bijë nënash të bërë kokë turku, por nuk janë të parët, qofshin të fundit.
Nuk e kam falur e nuk do e fal Edi Ramën dhe Sandër Leshin, jo se u dhunova atë ditë, as sepse ishim të pazotë për ta njohur e pranuar dhunën, por për të qenë burra Shqipërie e për të thënë na falni, ndodhi, nuk mundën se janë burracakë, e se janë burracakë s’kam për ti falur. Të mos keqkuptohemi se nuk do të thotë se do marr pushkën””, tha ai.
/a.r