Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi së bashku me nënkryetarin e LSI Petrit Vasilin u nisën drejt protestës nga zyrat e partisë.
Ajo që ra në sy ishte bluza e veshur në ditën e dytë të protestës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, nga Kryemadhi.
Ndryshe nga protesta e parë ku në bluzën e saj kishte stampuar disa prej ikonave më të njohur të Teatrit, sot Kryemadhi kishte stampuar Teatrin Kombëtar.
Dy syte jane simbol ‘I am whaching you’ ( po te vezhgoj). Loti simbol i nje nene dhe nje gruaje, lot hidherimi dhe gezimi.
“Po te vezhgoj ty qe me shkaktove dhimbje, dhe do ta rindertoj aty ku ishte dhe ashtu sic ishte”, është mesazhi i bluzës që mban sot veshur Kryemadhi, sipas mediave.