Një 28-vjeçar është arrestuar sot nga Policia pasi dyshohet se kultivinte bime narkotike. Në një operacion të zhvilluar, Policia ka sekuestruar disa kubikë të kultuvuar, por pas kontrolleve në banesa ka gjetur dhe fara kanabisi.
I arrestuar ka mbetur shtetasi B.C. 28 vjeç dhe është proceduar në gjendje të lirë një 80-vjeçar, i cili për shkak të moshës nuk mund të arrestohet.
Vijon kontrolli masiv në terren, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Vihet në pranga një 28-vjeçar dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale fidanë e kubikë të kultivuar me fara cannabis sativa. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrollit masiv për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin B. C., 28 vjeç, banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij, u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar canabis sativa.
Po gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën në oborrin e banesës së shtetasit I. C., 80 vjeç, banues në Larushk, Fushë Krujë, fidanë e kubikë të kultivuar me fara cannabis sativa. Për shkak të moshës, shtetasi I. C. u procedua penalisht në gjendje të lirë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
g.kosovari