Në një intervistë për emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Spahiu tha se epidemi të tilla janë parashikuar të ndodhin dhe në librin e shenjtë të Kuranit. Sipas tij, Kurani jep këshilla të vlefshme për pandemitë, ku thekson se në atë vend që ka rënë një e tillë, nuk duhet të shkojmë, dhe të qëndrojmë të izoluar. “Ne ishim të privuar nga adhurimi i riteve në grup. Por kjo nuk e pengoi në asnjë moment njeriun që të shkëpus lidhjen e tij me Zotin.
Kjo mund te quhet edhe si sprove e vështirë, e paprovuar më parë. E gjithë bota u paralizua dhe u pezulluan aktivitetet fetare në të gjithë botën. Kurani është fjalë e Zotit, ndaj ai di gjithçka për njeriun. Këtë e ka sqaruar Profeti Muhamed. Ai na ka këshilluar që në atë vend ku ka prekur pandemia, mos lëvizni. Nëse jeni diku tjetër, mos shkoni. Epidemitë janë të ndryshme, me emra të ndryshëm. Kanë ndodhur më herët,. Kjo këshillë profetike është e vjetër, para viteve 1400. Edhe pse mjekësia sot të këshillon, ato ishin dhe më herët.
Profeti i është lutur Zotit që të na mbrojë nga pandemitë. Kjo situatë ka filluar të çlirohet pak. Njeriu duhet të jetë i përulur para Zotit, të jetë i përkushtuar. Na ka krijuar ne që të hulumtojmë të zbulojmë sekretet e kësaj bote. Kurani është fjalë e Zotit. Ai ia ka lënë njerëzimit ta zgjidh. Pra i është lënë shëndetësisë kjo çështje. Kurani është një thesar që nuk shteret kurrë. Është i përmbledhur. Njeriu duhet të kthehet me fytyrë nga Zoti. Kurani na thotë që të jemi të përgatitur përballë sprovave. Sfida e pandemisë ishte e veçantë. Na bëri më të durueshëm. E më të fortë. Ishte e pa përjetuar. Xhamitë ishin të mbyllura, aktiviteti fetar ishte i pezulluar.”, tha Spahiu.
Sa i përket pandemisë, Spahiu tha se njerëzit u shokuan në fillim dhe mbase e patën të vështirë për ta besuar.