Në pamjet në fjalë shihet e gjithë skena, që nga lënda shpërthyese që autori mban në dorë, dhe deri tek sulmi.
Po ashtu, në video shihet një nga protestueset e lënduara në këmbë si dhe personi përgjegjës për trazirën, që nxirret me forcë nga turma.
Ndonëse personi në fjalë tenton t’i shpëtojë policisë, kjo e fundit i është ‘qepur’ pas dhe e ka ndaluar atë përballë ish-hotel Dajtit.
Kujtojmë se efektivë të policisë ishin kishin blinduar zonën ku po mbahej protesta ndërsa survejonin dhe nga tarracat e institucioneve qeveritare situatën.
Shtetasi në fjalë është militant i PD, që është ndaluar më parë edhe tek Astiri. Ndërsa në foton mëposhtë duket ai në krah të Lulzim Bashës. /a.r