Gjendet trupi i pajetë i një personi në lagjen 1 Maji, në Vlorë.
Ende nuk dihet identiteti i tij, por ka dyshime se është një person që u denoncua i humbur pak ditë më parë.
I dekompozuar, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të tepërt të lëndevë narkotike.
Ky fakt përforcohet edhe nga detaji se ai është gjetur pranë një banese të braktisur.
Trupi është dërguar në morgun e spitalit për verifikim.
/a.r