Pa asnjë surprizë, Presidenti ka dalë në mbrojtje të protestuesve dhe opozitës që kundërshtojnë ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.
Teksa tubimi ka nisur, Ilir Meta ka lëshuar një deklaratë publike, ku thotë se është gati të bashkëpunojë me Aleancën.
Postimi i plotë:
Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar.
Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën.
Europa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu.
Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë.