Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëria ka reaguar pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Me një shënim në “twitter”, BE-ja thotë se pavarësisht thirrjeve për dialog, institucionet shqiptare nuk e ndoqën këtë këshillë.
“Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore”, thuhet në reagim.
Mes tjerash, BE-ja fton palët politike që të tregohen të përmbajtura dhe të shmangin përshkallëzimin e konfliktit social.
“Që në orët e para të këtij mëngjesi, kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e situatës në terren. Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës”, thekson më tej BE-ja.
/a.r