Raportet në Itali vazhdojnë të jenë pozitive, pasi gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 145 persona, 8 persona më pak se dje, duke arritur shifrën totale në 31908 vdekje.
675 persona kanë rezultuar poztive, 200 më pak se dje, ku shumica janë në Lombardi, me 326 raste pozitive të reja. Kurse të shëruar gjatë 24 orëve janë 2366 persona, duke e çuar shifrën totale në125176.
Shifra totale e të infektuarve është 225435 persona.
Midis rajoneve të tjera më të prekura nga koronavirusi, rritja e rasteve është me 64 në Piemonte, 50 në Emilia Romagna, 13 në Veneto, 35 në Toscana, 48 në Liguria dhe 50 në Lazio.
Ditën e sotme janë 762 persona në kujdesin intensiv, 13 më pak se dje dhe 10311 persona janë të shtruar në spital me simptoma, 89 më pak se dje, kurse 57278 persona janë në izolim në shtëpi.
Në qytetet Friuli Venezia Giulia, Campania, Sardenjë, Umbria, Kalabria, Molise, Basilicata dhe Trentino Alto Adige nuk është regjistruar asnjë i vdekur gjatë 24 orëve të fundit.
Ditën e sotme janë bërë 60101 tamponë, duke arritur shifrën totale tre milionë.
/a.r