Lulzim Basha tha sot se do të jetë pranë çdo proteste ku qytetarët dhunohen. Deklaratat u bënë teksa kreu i PD iu bashkua Monika Kryemadhit, duke u ulur në rrugën krah Ministrisë së Financave.
“I them Edi Ramës se ke shumëpak banditë ndaj nuk do e përballosh dot revoltën e popullit. Ata që ushtruan sot dhunë do të mbajnë përgjegjësi” – tha Basha ndër të tjera.
“Opozita ka qenë dhe është në ballë të detyrave të saj. Protestat tona kanë nisur tashmë. I bëj thirrje qytetarëve të dalin dhe të derdhen në rrugë. T’i tregojnë regjimit se Tirana nuk bie kurrë dhe ta mbrojnë qytetin” – shtoi kreu i PD.
/a.r
Ja prit se erdhem o gomar. Ti dhe ajo baxhella ulur aty afer teje.