Nga Mero Baze
Paligjshmëria e lobimit të Partisë Demokratike në Uashington me para të paguara nga një kompani ruse, i shpëtoi sot gjykimit nga drejtësia shqiptare, në pritje të fakteve të reja. Lulzim Basha nuk u shpall i pafajshëm, por Apeli pushoi çështjen, pasi dëshmia kryesore e lobistit të PD, NicK Muzin, në llogari të të cilit kanë mbërritur paratë ruse për llogari të PD, nuk ka mbërritur akoma.
Ky vendim plotëson biografinë e Lulzim Bashës, që i mbyll gjithë gjyqet me procedurë, por nuk e zgjidh problemin që ai ka me drejtësinë.
Në SHBA, lobisti Nick Muzin, i kontraktuar me firmë të Lulzim Bashës, është nën hetim, pasi në llogari të tij mes të tjerash kanë mbërritur para nga një kompani ruse për llogari të PD. Dhe ky hetim vazhdon.
Një ditë ai hetim do të përfundojë dhe do të përbëjë fakt të ri për drejtësinë shqiptare, për ta rihapur çështjen. Kështu që Lulzim Basha ka fituar kohë, por nuk ka fituar gjyqin.
Vendimi i Dhomës së Këshillimit në Gjykatë të Apelit në Tiranë, vetëm sa tregon lidhjet e forta të PD me drejtësinë e vjetër. Ai nuk përbën asnjë rrethanë lehtësuese për Bashën, pasi problemi i Bashës nuk është në Tiranë, por në Uashington.
Aty janë paguar paratë ruse, aty Lulzim Basha ka gënjyer që ato pare i ka marrë nga një fond bamirësie shqiptarësh që kanë dhuruar gjoja 500 mijë dollarë, dhe po aty Lulzim Basha, kur është ballafaquar me faktet, ka deklaruar se nuk e di pse ja kanë paguar rusët paratë Nick Muzinit
Këto fakte janë në hetim në SHBA. Kur dëshmia e Nick Muzin të mbërrijë në Shqipëri, çështja do të rihapet dhe sa më vonë të mbërrijë, aq më keq është për Lulzim Bashën, pasi mund të bjerë në duar të drejtësisë së re dhe jo në dorë të së njëjtës gjykatëse që i ka mbyllur dhe rrugën Durrës- Kukës, dhe këtë çështje.
Ndaj Lulzim Basha nuk ka asgjë për të festuar dhe paditësit e tij asgjë për t’u mërzitur. Jemi në kushtet kur ai nuk është çliruar nga dejtësia për atë akuzë. Ai është lënë në pritje. Dhe një njeri që pret dhe pushtetin, dhe drejtësinë, e ka të vështirë të jetë fitmitar në të dyja.
Reforma ne Drejtesi ka deshtuar, dhe se bashku me te edhe SHBA e BE. Mazhoranca aktuale po se po. Asnje pritshmeri drejtesi te vertete ne kete vend.
Te gjithe ju qe perpiqeni dhe trumpetoni qe reforma ne drejtesi ka deshtuar,ju njerez te paguar, partiake dhe hajdute cdo dite sulmoni reformen ne drejtesi duke bere detyren e radhes per shefat tuaj.
Nje reforme per te cilen eshte investuar (nga te huaj) nuk ka per te deshtuar. Jeni bere si sherbimi I komunales, kanale ujrash te ZEZA dhe te bllokuar nga UJI I TRASHE.