Pas disa muajsh mungese te Teatri Kombëtar, Lulzim Basha është rikthyer për t’u takuar me mbështetësit e opozitës që protestojnë aty.
Basha tha se prishja e godinës do të thotë shpallje lufte.
“Teatri Kombëtar është vija e kuqe me regjimin. Por ta dinë se ky është akt i pastër lufte. Qeveria po kërkon të vjedhë edhe në kohë pandemie” – tha Basha.
Ai shoqërohej nga Edmond Budina dhe Neritan Liçaj, që më herët kanë bërë thirrje publike për ta mbështetur Partinë Demokratike.
Kujtojmë se më herët, Lulzim Basha premtonte luftë dhe hakmarrje për zonën e “Astirit”. Protestë kjo që e braktisi dhe asgjë nuk ndodhi.
/JavaNews/a.r