Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi akuzon dy partitë e mëdha PD-PS për pazar me reformën zgjedhore, të cilat i prenë shpresat pakicës parlamentare për ndryshim të sistemit brenda këtij afati të punës për reformën zgjedhore.
Këto akuza vijnë fill pas deklaratës së Rudina Hajdarit pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik. Murrizi dhe Hajdari duket se janë në të njëjtin krahë përsa i përket Reformës Zgjedhore dhe tashmë kanë nisur akuzat ndaj dy partive të mëdha.
Në studion e lajmeve të Ora News, Murrizi thotë se ata e dinë mirë se nëse votohen nga qytetarët , 90% e tyre nuk shkelin më në Kuvend.
Ndaj ai u bën thirrje shqiptarëve të ngrihen në protestë dhe ti marrin zvarrrë.
Myslim Murrizi: Këta janë bashkë se kanë hall të ndajnë llokmën e pushtetit. Për mashtruesin e parë që thotë do ndryshime kushtetuese sistemi, Damian tërmetin, po e them që të ulet, ta lexojë më vëmendje, të pyesë dhe Klosin, neni 2, pika dy e Kushtetutës thotë qartë se shqiptarët ushtrojnë sovranitetin me votë të drejëpërdrejtë dhe përfaqësues të zgjedhur. Me këtë ligj zgjedhor është shkelur neni 2.
Pika dy e Kushtetutës, shqiptarët nuk zgjedhin po votojnë partitë njëlloj si në komunizëm. Janë pjellë bastarde e Partisë së Punës. Këta nuk janë përfaqësues të qytetarëve shqiptarë por një grusht hajdutësh, disa në çadrën e Bashës dhe dikush poshtë mendereve të Ramës.Janë të marrë vesh në pazar që prej prillit 2008. Bëjnë sikur zihen. Kush i voton këto fytyra, dy banda? Të shkojnë te shqiptarët ti votojnë.
Do tu bëj thirrje shqiptarëve të ngrihen në protestë dhe ti marrin zvarrë. Ditën që qytetari ka drejtë të zgjedhë 90% e këtyre surratëve që bëjnë sikur zihen nuk vinë më në parlament. Nuk ka pasur nga këto lloj kllounësh në zgjedhje deri në 2005. Ky ligj solli trafikantë në parlament. 10-15 biznesmenë kanë përfituar mbi 20 miliardë euro tendera nga viti 2000 deri sot. Raporti i KQZ flet për 113 parti, 56 nuk u gjendet vula, nuk dinë kush është kryetari, ku i kanë zyrat. 65 parti nuk kanë marrë pjesë kurrë në zgjedhje.
/e.rr
Edhe ti o z. Murrizi je njelloj me te tjeret. Nuk me thua cfare eshte ky Keshilli Politik, ku ben pjese edhe ti me Rudinen nga USA dhe Gjiknurin qe ka vjedhur, cfare baze ligjore ka ky (kjo) Byro Politike. Grupi parlamentar i PS ka 75 deputete, por ne mbeshtetje te Edi Rames dalin me shume gjate votimit.
Te gjithe duhet te shkojne ne shtepi. Duhet nje FORCE E RE POLITIKE dhe JO RROTACION.