Nuk kishte ndodhur kurrë në Itali që temperatura në muajin Maj të shkonte deri në 39.4 gradë celcius. Por kjo është shënuar sot në Palermo, me matjen e bërë nga Observatori Astronomik.
Për të qenë më të saktë, temperatura e matur sot varionte mes 39,38 dhe 39,52 gradë. Lajmi raportohet nga mediat italiane, të cilat shkruajnë se kjo e tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 38,6 gradësh në 24 maj të vitit 1994.
Kjo temperaturë mendohet se vjen prej të nxehtit afrikan të kombinuar me erëra të qëndrueshme.
Të enjten, temperaturat 35-36 gradë pritet të përfshijnë Kalabrinë, Pulian, Basilikatën dhe Kampaniën. Ndërkohë që në veri mbizotëron moti me vranësira dhe stuhi.
/JavaNews/a.r