Situata e pandemisë në Shqipëri ka qenë temë e diskutimit në studion e ABC News ku deputeti socialist Ilir Beqaj komentoi përballjen në fazën e dytë me virusin dhe jo vetëm.
Duke u ndalur te shifrat e fundit të të infektuarve, Beqaj tha se ato janë nga më të ulëtat në raport me popullsinë.
Ai shtoi se pavarësisht kësaj, as vendet e zhvilluara nuk po gjejnë dot një tregues të saktë për arsyet e përhapjes së Covid-19.
“Ne jemi ende në fazën e njohjes pasi bëhet fjalë për një virus të ri. Pritet të jetë më i lehtë gjatë verës, megjithatë kjo duhet provuar. Ne jemi në një fazë shumë delicate. Unë mendoj se duhet ta përballojmë të gjithë situatën deri në fund dhe këtë javë do të duket sesa të pjekur jemi.” – tha Beqaj.
Ish-ministri i Shëndetësisë ndau edhe një shqetësim në lidhje me standardet e higjienës.
“Mua më bëjnë përshtypje sepse varet sa është në gjendje vendi t’i përmbushë këto standarde. Ne kemi thënë që kërkesa për volum higjienizimi është 10 herë më e madhe. A ka Shqipëria sipërmarrje të tilla? Sigurisht që ka, por a kanë personel të kualifikuar dhe pajisjet e duhura? Si u bënë gati këto kompani për tre javë? Nëse duam të mos i shkelim syrin vetes por të jemi rigorozë, duhet përgjegjshmëri” – deklaroi Beqaj.
Ai shtoi se vendi ka nevojë për një qasje shumë më inovative.
“Sot ka metoda të reja për higjienizimin që e kanë procesin shumë më të shpejtë. Nuk mund të mbetemi tek parimet e dikurshme. Unë mendoj që ajo që kemi bërë për instrumentet kirurgjikalë të sterilizuara, dhe çfarë cilësie sterilizimi kemi realizuar me teknikën e re, mund të përdoret për rastin në fjalë. Ose diçka e ngjashme me këtë metodë” – tha deputeti i PS.
Beqaj shtoi se mënyra klasike e higjienizimit ka kosto në kohë. Ai u ndal edhe te mundësia e lehëtsimit fiskal për një periudhë disamujore të shërbimeve të higjenizimit.
Per më tepër ndiqni videon e plotë: