Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në ditën e 100-të të qeverisjes po mban mbledhjen e 30-të teksa mediat kosovare paraprijnë se do të ketë shkarkime.
Me shumë gjasa do të ketë një vendim për drejtuesit e Autoritetit të Aviacionit Civil që drejtohet nga Eset Berishai ish këshilltar i sh-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj në Qeverinë e Ramush Haradinajt.
Kurti tashmë është kryeministër deri në përfundim të kësaj pandemie kur vendi të qeveriset nga koalicioni LDK- AAK dhe Nisma ose nga partia fituese e dalë nga zgjedhjet e reja.